Bashkimi Evropian ka siguruar mjaft gaz për këtë dimër, por mund të përballet me mungesë gazi vitin e ardhshëm nëse Rusia shkurton më tej furnizimet, thanë Komisioni Evropian dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, ne mund të përballemi me një boshllëk deri në 30 miliardë metra kub (bcm) gaz vitin e ardhshëm,” tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp, duke cituar të dhëna nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë./FolDrejt/