Bashkimi Evropian tha të enjten se ka hapur një hetim antitrust ndaj Microsoft lidhur me shqetësimet se bashkimi i aplikacionit të tij të mesazheve dhe videokonferencave Teams me softuerin e tij të produktivitetit Office i jep asaj një avantazh të padrejtë ndaj konkurrentëve, raporton AP, transmeton Fol Drejt.
Komisioni Evropian, zbatuesi kryesor i konkurrencës i bllokut 27-vendesh, tha se do të kryente hetimin e tij të thellë “si një çështje prioritare”.
Hetimi buron nga një ankesë e paraqitur në vitin 2020 nga Slack Technologies, e cila bën softuerë të njohur të mesazheve në vendin e punës.
Slack, në pronësi të prodhuesit të softuerëve të biznesit Salesforce, pretendoi se Microsoft po abuzonte me dominimin e tij në treg për të eliminuar konkurrencën – në kundërshtim me ligjet e BE-së – duke kombinuar ilegalisht Teams me paketën e tij Office, e cila përfshin Word, Excel dhe Outlook.