Në seancën që po zhvillohet sot në Kuvendin e Kosovës pati një debat mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala.
Shala, ndër të tjera, tha se deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka dërguar picë dhe e ka nxjerrur prej burgut deputetin Muja.
Për këtë ka folur Bekim Haxhiu, ku për mediumin Insajderi ka pranuar se i ka dërguar picë, por ka mohuar që ka ndikur dhe e ka nxjerrur prej burgu.
“Me kërkesën e familjes së tij kur ka qenë i arrestuar Armend Muja për korrupsion është e vërtetë që në stacion policor i kam dërguar picë për të ngrënë. Por prej burgut nuk e kam nxjerr as nuk e di kur ka dal dhe si ka përfunduar rasti i tij”, ka thënë Haxhiu, përcjell Fol Drejt.