Belgjika do të dërgojë në Turqi spital fushor i cili do të mund të trajtojë në ditë mbi 100 të lënduar në rajonin e prekur nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Belgjikës thuhet se spitali fushor që do të dërgohet për shkak të tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër Kahramanmaraş do të hyjë në funksion jo më vonë se 16 shkurti dhe do të qëndrojë në rajon për disa javë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ekipi vëzhgues që do të përcaktojë vendin ku mund të ngrihet spitali, do të niset sot nga aeroporti ushtarak “Melsbroek”.
Më 11-12 shkurt nga Belgjika do të niset bashkë me pajisjet ekipi i dytë që përfshin personelin shëndetësor dhe atë që do të instalojë spitalin fushor.
Spitali do të mund të ofrojë trajtimin e mbi 100 personave të lënduar në ditë si dhe do të sigurojë që të paktën 20 persona të lënduar të kalojnë natën nën vëzhgim.
Në ekip do të përfshihen mjekë belgë të cilët mbështeten nga infermierë të specializuar në kirurgjinë e urgjencës dhe punonjës të tjerë mjekësor të specializuar.
Po ashtu në ekipin që do të përfshijë edhe njësinë speciale “nënë dhe fëmijë”, do të përbëhet nga gjithsej 70-80 persona./FolDrejt/