Sipas CalcioMercato, Pep Guardiola tani është më afër se kurrë për t’i dhënë fund qëndrimit të tij 7-vjeçar në Manchester City pas akuzave të fundit për shkelje financiare.
Në raport thuhet se me gjasat që Manchester City t’i vendoset një sanksion nëse ata shpallen fajtorë për akuzat, Guardiola do të largohej para se të vendosej sanksioni ndaj klubit, transmeton Fol Drejt.