Tre viktima me origjinë shqiptare janë gjetur në mesin e mijëra viktimave në Turqi.
Siç raporton Euronews Albania, bëhet fjalë për dy prindërit dhe djalin e tyre, trupat e të cilëve janë gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së sotme dhe janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e kërkimit.
Ata janë gjetur në qytetin e Kahramanmarash një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik. Deri më tani nuk bëhet me dije identiteti i tyre, transmeton Fol Drejt.