Sipas The Mirror, deri në 10 lojtarë mund të lirohen gjatë verës nga Liverpooli pasi ata kërkojnë të rinovojnë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.
Disa nga këta lojtarë përfshijnë ata të cilëve kontratat u skadojnë në fund të sezonit si Alex Oxlade-Chamberlain, James Milner, Naby Keita dhe Roberto Firmino, transmeton Fol Drejt.