Belgjika nga java e ardhshme do të mbyllë shkollat, dyqanet joushqimore dhe sallonet e ondulimit, për plotë katër javë, në kuadër të masave të reja në luftën kundër përhapjes së mëtejme të valës së tretë të COVID-19.
Pikërisht një vit pas luftës me valën e parë të pandemisë, kryeministri i vendit Alexandar de Kro, ka thënë gjatë një konference për media se varianti britanik i COVID-19 është bërë dominues në vend duke bërë që të dyfishohet numri i pacientë me koronavirus.
Belgjika është një prej 19 vendeve të BE-së, që ka shënuar rritje e rasteve me koronavirus.
Shkollat do të mbyllen nga e hëna, kurse hapja planifikohet të ndodh më 19 prill. Kujtojmë që në Belgjikë dyqanet joushqimore do të mund të funksionojnë apo t’i vizitojnë klientët nëse rezervojnë termin, kurse ora policore do të vlejë ende – nga 22 ora në Brukel, e në vendet e tjera pas mesnatës.
Megjithatë, qytetarëve akoma do t’ju lejohet të udhëtojnë brenda vendi.