Në Belgjikë janë arrestuar dy banda të drogës pas tridhjetë kontrollesh nga policia në mëngjesin e sotëm.
Rrjeti shqiptar i drogës mësohet se ka importuar hashash nga Spanja përmes portit të Antwerpen. Të prangosur raportohet se janë 30 persona, ndërsa veç Belgjikës, policia spanjolle bastisi shtatë lokacione në jugun e Spanjës, ku ndër të tjera, sekuestroi drogë, armë, makina, para të gatshme, transmeton Fol Drejt.