Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Belgjikë ka shkuar mbi 22 mijë.
Në këtë vend, COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 22.006 personave.
Në vend vala e dytë filloi në muajin tetor, ndërsa në fillim të muajit nëntor shifrat e rasteve ditore të reja arritën në mbi 15 mijë. Shifrat shënuan ulje me masat e zbatuara që nga tetori. Numri i rasteve prej rreth 3 muajsh varion të jetë në rreth 2 mijë.
Ndërkohë, në fushatën e vaksinimit që filloi në fillim të vitit, deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës 461 mijë persona, ndërsa 296 mijë të tjerë dozën e dytë. Në këtë mënyrë 5 për qind e popullsisë së moshës së rritur në vend ka marrë dozën e parë të vaksinës.