Është arrestuar një person në Ranilluk.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Ranilluk 14.03.2022-01:00-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/