Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar me një postim në facebook, lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend.
Ai i është drejtuar popullit duke thënë se iu takon durimi për të jetuar të poshtëruar ose reagimi qytetar për të jetuar me dinjitet.
Në postimin e tij, Berisha ka vendosur edhe një thënie të UÇK-së, duke thënë se “Nëse hyn në luftë, rrezikon me humbë, nëse nuk hyn, veç e ke të humbur”.
Postimi i plotë i Berishës:
“Keni votuar – Duroni!
E nuk është veç rritja tatimit në pronë por çmimi i çdo prodhimi të domosdoshëm për jetë, në 70% të familje të varfëra e skajshmërisht të varfëra.
Si popull, ju takon DURIMI për të jetuar të POSHTRUAR, ose reagimi qytetar për të jetuar me DINJITET.
“Nëse hyn në luftë, rrezikon me humbë, nëse nuk hyn, veç e ke të humbur”-UÇK!”/FolDrejt/