Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se specialistë të Kompanisë së Deniminit dhe Asgjësimit të Mjeteve të Pashpërthyera, pas sezonit 9 mujor në operacion të pandëprerë në fusha të afektuara nga minat dhe mjetet tjera eksplozive, me sukses të lartë janë duke realizuar ligjëratat vetëdijësuese për nxënësit e shkollave të vendit, pa dallim të përkatësisë etnike.
Siç ka njoftuar tutje Mehaj, interesimi i madh i nxënësve është dëshmi e fuqishme për rëndësinë e madhe që ka lënda “Edukimi për Siguri ” e cila do të jetë pjesë e programit shkollor për klasët e 11-ta që nga ky vit.
Postimi i plotë i Mehajt:
“Vetëdijësimi i nxënësve tanë për rrezikun nga mjetet piroteknike dhe mjetet tjera eksplozive të pashpërthyera është një ndër objektivat tanë shumë të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe
Specialistët tanë të Kompanisë së Deminimit dhe Asgjësimit të Mjeteve të Pashpërthyera, pas sezonit 9 mujor në operacion të pandëprerë në fusha të afektuara nga minat dhe mjetet tjera eksplozive, me sukses të lartë janë duke realizuar ligjëratat vetëdijësuese për nxënësit e shkollave të vendit, pa dallim të përkatësisë etnike.
Interesimi i madh i nxënësve është dëshmi e fuqishme për rëndësinë e madhe që ka lënda “Edukimi për Siguri ” e cila do të jetë pjesë e programit shkollor për klasët e 11-ta që nga ky vit.”/FolDrejt/