Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht edhe deputet nga radhët e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas deklaratave që bëri sot në Kuvendin e Shqipërisë, Edi Rama.
Berisha tha se fjalimi i kryeministrit ishte shkruar në zyrën e Presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, ndërsa shtoi se qëllimi ishte që të sulmonte Albin Kurtin, përcjell Fol Drejt.
“Sot zonja kryetare nderove në mënyrë hipokrite deputetë të PD. Ke përjashtuar 8 deputetë në çdo shkelje të ligjit dhe normave, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllai i Vuçiçit. Analistë pro perëndimor e quan Pashiqi, apo dhe argati i Vuçiçit dhe Beogradit”, tha ai.
“E denoncoj sot se në një kohë kur u arrit një konsensus për një rezolutë, ai lexoi këtu një fjalim të shkruajtur fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot kreu juaj kishte ndërruar fjalëshkruesin. Fjalimi që lexoi para jush, është fjalimi i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiq. Ky fjalim kishte qëllim kryesor në prag të Samiti të Procesit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim që të mbronte padronin e tij, serbomadhin Vuçiq. Kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia. A e shihni pra se si u përdor sot kjo platformë. Unë i garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si çdo ditë si argat i Vuçiqit, projektin për ndarjen e Kosovës”, shtoi Berisha.