Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, ka thënë se Gjykata e Qarkut në Lubjanë nuk ka hedhur poshtë padinë e tij ndaj gazetarit Vitomir Petroviç, raporton Fol Drejt.
Berishaj i quajti shpifje informacionet që qarkulluan, ku thuhej se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ka hedhur poshtë padinë e tij ndaj gazetarit slloven.
“Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, shkroi Berishaj në rrjetin social Facebook. /FolDrejt/