Besnik Bislimi ka folur rreth rritjes së çmimeve në Kosovë.
Ai është ndalur në disa pika të cilat sipas Bislimit do ta zbusin mungesën e produkteve si nafta në shtetin e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Bislimi ka theksuar se heqja e akcizës nuk është një hap i duhur, e këtë nuk e bëjnë qeveritë të cilat kanë një kujdes më të shtuar.
Ai iu drejtua në fund të fjalës së tij Lumir Abdixhikut në lidhje me komentet të cilat ai i kishte bërë në seancë, duke i thënë se bashkëndjen me të por nuk e ndihmon dot./FolDrejt/