Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se i ka kërkuar Sekretares në detyrë të Punës, Julie Sue, të lëshojë një paralajmërim për ngrohjen.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai theksoi se punëtorët kanë të drejtë të mbrohen nga nxehtësia në një kohë kur temperaturat po rriten në të gjithë vendin, raportoi Reuters.
Biden tha gjithashtu se Shërbimi Pyjor i SHBA do të japë 1 miliard dollarë grante për qytetet për mbjelljen e pemëve, me qëllim zbutjen e efekteve të nxehtësisë së tepërt.