I ashtuquajturi, drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, i tha sot zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, se ai është ekspert i gënjeshtrave dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është kinse një “ligë e paarritshme” për të.
“Në mungesë të një shishe uji, Bislimi do të gjuante gënjeshtra! Ai është ekspert në këtë, si dhe në provokime dhe konflikte. Dhe presidenti Aleksandar Vuçiq është një ligë e paarritshme për Bislimin”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Petkoviq ka reaguar ndaj njoftimit të Bislimit në të cilin ka thënë se pas aksionit të tifozëve të Yllit të Kuq, të cilët në stadium kanë brohoritur “kur të kthehet ushtria në Kosovë”, qëndron presidenti i Serbisë.