Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është takuar me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të diskutuar çështjet ushtarake dhe mjedisin e sigurisë rajonale, thonë mediat shtetërore.
Takimi ilustroi më tej mbështetjen e Koresë së Veriut për luftën e Rusisë në Ukrainë, pasi vendi i izoluar festoi 70 vjetorin e një armëpushimi që ndaloi luftimet në Luftën Koreane të viteve 1950-1953.
Koreja e Veriut është rreshtuar me Rusinë për luftën në Ukrainë, duke këmbëngulur se “politika hegjemoniste” e Perëndimit të udhëhequr nga SHBA e detyroi Moskën të ndërmarrë veprime ushtarake për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka akuzuar Korenë e Veriut për ofrimin e armëve për Rusinë për të ndihmuar luftimet e saj në Ukrainë. Pheniani e ka mohuar pretendimin.