Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur se Kina nuk duhet t’i sigurojë Rusisë pajisje ushtarake për të luftuar Ukrainën.
Ai e bëri këtë kërkesë edhe gjatë në një bisedë telefonike me presidentin kinez Xi Jinping gjatë ditës së premte.
Zyrtarët amerikanë kanë kritikuar Pekinin që nuk ka reaguar ndaj sulmit rus.
Biden akuzoi të enjten homologun e tij Vladimir Putin se ishte “mashtrues dhe diktator vrasës”, që ka shpallur “luftë imorale” kundër popullit të Ukrainës.
Më herët, Biden e quajti Putin një “kriminel lufte”.
Në përgjigje, një zëdhënës i Kremlinit i përshkroi vërejtjet e Bidenit si “absolutisht të papranueshme dhe të pafalshme”./FolDrejt/