Presidenti amerikan, Joe Biden, miratoi sot një projekt të diskutueshëm të shpimit të naftës në Alaskë të quajtur Willow, i cili kundërshtohet nga aktivistët mjedisorë dhe disa komunitete indigjene në Alaskë, duke paralajmëruar ndryshimin e klimës, kafshët e egra të rrezikuara dhe mungesat e mundshme të ushqimit.
Projekti Willow i kompanisë shumëkombëshe Conoco Phillips, i cili përfshin shpime shumë dekadash nafte dhe gazi në tre zona në pronësi të qeverisë amerikane me një sipërfaqe totale prej 23 milionë hektarësh në territorin e njohur si Rezerva Kombëtare e Naftës – Alaska, do të të jetë një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në tokën amerikane, raporton e përditshmja londineze Guardian.
Vlerësohet se ky vendburim do të prodhojë rreth 180 mijë fuçi naftë në ditë në një periudhë 30 vjeçare./FolDrejt/