Zëdhënësja e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden thotë se SHBA do të mbajë ndalimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, pjesën më të madhe të BE-së dhe Brazilit – pavarësisht nga urdhri i presidentit Donald Trump për t’i hequr ato.
Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën që ndalimi i hyrjes do të mbaronte në 26 janar – gjashtë ditë pasi Biden të marrë detyrën, raporton BBC.
Por zëdhënësja e Bidenit, Jen Psaki, tha në Twitter se tani nuk ishte koha për të lehtësuar masat e udhëtimit.
Biden pritet të inaugurohet të mërkurën.