Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) po qëndron për vizitë në Ukrainë, për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë.
Ai u prit nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përcjell Fol Drejt.
Presidenti ukrainas e falenderoi presidentin Biden për vizitën e tij, duke thënë se kjo është një dëshmi e mbështetjes për ukrainasit.
“Mirë se vini në Kiev presidenti Joe Biden! Vizita juaj është një dëshmi jashtëzakonisht e madhe e mbështetjes tuaj për të gjithë ukrainasit”, shkroi Zelensky në Facebook./FolDrejt/