Gjiganti i video konferencave Zoom përjetoi ndërprerje madhore ku përdorues të shumtë në SHBA, Britani dhe disa pjesë të Evropës raportuan probleme me video thirrjet.
Aktualisht Zoom Meetings janë pjesërisht të pa përdorshëm sipas faqes së statusit të shërbimit të Zoom.
Rënia e një shërbimi të tillë nuk është aspak lajm i mirë sidomos në një kohë kur video konferencat janë bërë pjesë integrale e jetës në pandemi.
Në rrjetin social Twitter dhjetëra përdorues janë ankuar sepse nuk kishin mundur të organizonin takimet apo leksionet e parashikuara.
Sipas Zoom, ende nuk dihet shkaku i ndërprerjes ndërsa kompania vijon të hetojë gjendjen.
Aktualisht platforma ka mëse 300 milionë përdorues aktivë në ditë. Megjithatë jo të gjithë janë prekur nga kjo ndërprerje sepse një pjesë e përdoruesve thanë se video thirrjet në Zoom po funksiononin normalisht.