Nagelsmann do t’i mungojë disa prej futbollistëve të Bayernit, por të tjerë duhet të kenë qenë shumë të kënaqur kur së fundmi iu desh të largohej nga stoli i trajnerit në Mynih.
Julian Nagelsmann së fundmi i shkarkuar nga Bayern, u zëvendësua nga Thomas Tuchel në mes të sezonit. Klubi bavarez nuk ishte bindës këtë vit si vitet e kaluara dhe Nagelsmann thuhet se kishte gjithnjë e më pak aleatë në dhomat e zhveshjes së kampionëve të Bundesligës gjermane. Një nga ata që humbi besimin te trajneri i ri, mesa duket ishte anësori i shkëlqyer 30-vjeçar, Sadio Mane.
Senegalezi iu bashkua Bayernit verën e kaluar, duke mbërritur pas një periudhe shumëvjeçare të suksesshme në Liverpool. Në sezonin aktual edhe pse ka pasur disa probleme me lëndime, ka bërë 28 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola dhe 5 asistime. Gazeta gjermane Bild raporton se Mane dhe Nagelsmann patën një polemikë pas ndeshjes së Champions League-s kundër Parisit. Bayerni i mundi parizienët edhe këtë vit dhe i eliminoi nga Europa.
Thuhet se Sadio Mane është shumë i zemëruar me trajnerin e tij sepse e ka futur në fushë vetëm tetë minuta para përfundimit të minutave të rregullt. Çështja u tha se ishte mjaft e pakëndshme për të gjithë të pranishmit, dy aktorët kryesorë të dramës dyshohet se debatuan në dhomat e zhveshjes, përballë gjithë ekipit. Bild shton gjithashtu se nuk kaloi shumë dhe situata thuajse u përshkallëzua në një konfrontim fizik. Me sa duket, ditët e Nagelsmann-it në pankinën e Bayernit ishin të numëruara që atëherë, transmeton Fol Drejt.