Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës, është shprehur se diskriminimi i minoritetit shqiptar është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë.
“Asnjë shqiptar nuk ka qenë në krye të asnjë institucioni shëndetësor vendor që nga viti 2021 kur u shkarkua drejtori në Preshevë, ku 93% e popullsisë janë shqiptarë”, ka thënë Bislimi.
“Rreth 18 persona punojnë në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë, por asnjë nuk është shqiptar. Në Medvegjë nuk ka asnjë punonjës shqiptar nga 68 në qendrën shëndetësore”.
Tutje, ai tha se për pakicën shqiptare në Serbi, ky diskriminim është normalitet për më shumë se një dekadë, teksa pyeti “ende në kërkim të pakicës më të shtypur në Evropë”, ka shtuar ai më tej.