Një vit pasi deklaroi një partneritet të pakufizuar me Rusinë, Kina po përpiqet të bindë botën se është një aktor neutral që mund të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë, raportoi sot Bloomberg.
Në një analizë, agjencia tha se këshilltari shtetëror kinez Wang Yi është planifikuar të vizitojë Moskën në ditët në vijim pasi të paraqesë një propozim të ri paqeje për t’i dhënë fund konfliktit të nisur nga presidenti rus Vladimir Putin.
SHBA hodhi poshtë përpjekjet e Pekinit dhe Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken akuzoi Kinën se po peshonte fshehurazi nëse do t’i dërgonte armë Rusisë, duke vënë në dukje se “ato nuk e kanë kaluar ende atë vijë”./FolDrejt/