Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen si anëtar i Dhomës së Komunave të Parlamentit Britanik, njoftoi komisioni parlamentar, raporton “The Guardian”.
Johnson, një anëtar i Partisë Konservatore, ka pranuar pozicionin e Crown Steward of the Chiltern Hundreds, thuhet në deklaratë, një proces disi i komplikuar me të cilin deputetët japin dorëheqjen.
Chiltern Hundred është një zonë e lashtë administrative në Buckinghamshire, Angli, e shtrirë pjesërisht brenda Chiltern Hills./FolDrejt/