Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell paralajmëroi sot Moskën se forcat e saj do të “asgjësoheshin” nga përgjigja ushtarake e Perëndimit nëse presidenti Vladimir Putin përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, raporton AFP.
Në hapjen e Akademisë së Diplomacisë në Bruksel, Borrell tha:
Putin po thotë se nuk po bën bllof. Epo, ai nuk mund të përballojë bllofin dhe duhet të jetë e qartë se njerëzit që mbështesin Ukrainën dhe Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n nuk po bëjnë bllof, shkruan The Guardian.
Çdo sulm bërthamor kundër Ukrainës do të krijojë një përgjigje, jo një përgjigje bërthamore, por një përgjigje kaq të fuqishme nga ana ushtarake, saqë ushtria ruse do të asgjësohet.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha gjithashtu se Rusia përballet me “pasoja të rënda” nëse nis një sulm bërthamor në Ukrainë.
Megjithatë, aleanca nuk ka kërcënuar se do të përdorë arsenalin e saj bërthamor për t’iu përgjigjur, pasi Ukraina jo-anëtare nuk mbulohet nga klauzola e saj e vetëmbrojtjes./FolDrejt/