Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josip Borrell, tha sot se zbatimi i shpejtë dhe i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë për normalizim.
“Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të marrin fund. Mungesa e konstruktivitetit duhet korrigjuar. Të jesh anëtar i BE-së do të thotë se je në gjendje të bashkëpunosh dhe të veprosh si fqinjë të mirë, për të kapërcyer vështirësitë e së kaluarës,” tha Borrell pas takimit të Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së.
Ai shtoi se BE zhvilloi një takim me ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vuri në dukje se “ndoshta ata duhet ta bëjnë këtë më shpesh”./FolDrejt/