Një juri amerikane dënoi sot një biznesmen të pasur rus për lidhjet e tij me Kremlinin, Vladislav Klyushin, me akuzën se ai fitoi dhjetëra miliona dollarë duke hakuar një rrjet kompjuterik amerikan për të marrë informacione sekrete për disa kompani tregtare, raporton Reuters.
Pronari i kompanisë së Moskës M-13, e cila punonte për qeverinë ruse, u shpall fajtor në një gjykatë në Boston për konspiracion, mashtrim dhe shkelje të sigurisë.
“Juria e pa Klyushin pikërisht për atë që ai është – një kriminel kibernetik dhe një mashtrues,” tha prokurorja amerikane Rachel Rollins, transmeton Fol Drejt.