Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 3.459 persona.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 73.513 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 13.673.507 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave në 361.884 me 3.459 vdekje të reja.
Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi më i prekur në botë nga pandemia.