Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje që t’i jepet fund shtypjes ushtarake në Mianmar.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson në llogarinë e tij në twitter, shkroi se ai ishte “tmerruar nga përshkallëzimi i dhunës në Mianmar dhe vrasja e protestuesve pro-demokracisë”.
Komentet e kryeministrit Johnson vijnë pasi dhjetëra persona u vranë në Mianmar gjatë protestave kundër grusht shtetit.
Mbi 50 persona janë vrarë në protestat në Mianmar që nga 1 shkurti kur junta ushtarake mori pushtetin.
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), nga 54 rastet e dokumentuara, të paktën 30 persona u vranë nga forcat e sigurisë në Yangon, Mandalay, Sagaing, Mahway dhe Mon.