Britania e ka furnizuar Ukrainën me më shumë raketa lundrimi me rreze të gjatë Storm Shadow, ndërsa Londra ka marrë garanci nga Kievi se ato nuk do të përdoren kundër objektivave në Federatën Ruse, raportoi sot CNN, duke cituar më shumë zyrtarë të lartë perëndimorë.
Britania ka marrë garanci nga Kievi se raketat do të përdoren vetëm kundër objektivave “në territorin sovran të Ukrainës”, tha një zyrtar perëndimor, përcjell Fol Drejt.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, një raketë e tillë i jep Kievit aftësinë që ka kërkuar që nga fillimi i konfliktit./FolDrejt/