Qeveria Britanike po mendon për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin COVID-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor për të ndaluar përhapjen e virusit në spitale, tha të Dielën ministri Nadhim Zahawi.
“Do të ishte detyrë e çdo qeverie të përgjegjshme të zhvillonte debatin, se si të veprojmë për të mbrojtur më të prekshmit duke u siguruar që ata që kujdesen për ta të vaksinohen,” i tha ai Sky News.
“Ka një precedent për këtë; padyshim që kirurgët vaksinohen për hepatitin B. Pra, është diçka për të cilën ne absolutisht po mendojmë”. /FolDrejt/