Princi William dhe i pari në radhën e fronit britanik është më popullor se babai i tij Charles III, sipas sondazhit të fundit të opinionit publik.
Popullariteti i Charles, i cili do të kurorëzohet më 6 maj, ka rënë në nivelin para pandemisë së koronavirusit në vitin 2019, domethënë ka rënë nga 61 në 49 për qind, raporton Times, përcjell Fol Drejt.
Nga ana tjetër, 62 për qind e të anketuarve besojnë se janë të kënaqur me Princin William si Princ i Uellsit, titull që ai ka trashëguar nga babai i tij./FolDrejt/