Armando Broja, sulmuesi i kombëtares shqiptare, është padyshim një prej njerëzve të momentit tek ekipi i Southampton, i cili po bën shumë mirë me skuadrën dhe ka marrë një dashuri të madhe nga fansat.
Në një intervistë për gazetën locale “HampshireLive”, Broja ka folur me superlativa për ekipin që ai ndodhet, se si filloi gjithçka dhe se është shumë i lumtur për zgjedhjen që ka bërë.
“Çdo gjë ka kaluar shumë shpejt. Kur e mendon si filloi është çmendur. Gjashtë muaj kanë shkuar shumë shpejt. Kur kam luajtur ndeshjen e parë, thashë ‘uau, po luaj në Premier League’. Shumë njerëz e kanë ëndërruar këtë qëkur kanë qenë fëmijë.
Klubi është i njohur se ka prodhuar shumë lojtar të mëdhenj si Van Dijk, Mane, Hjobjerg etj. Është vendi i duhur që duhet për t’u rritur si lojtar. Jam i lumtur si po shkojnë gjërat. Erdha këtu si një djalosh i ri dhe po mësoj shumë dhe po filloj të bëhem burrë. E gjitha falë Southampton.
Ata më kanë ndihmuar shumë në rrugëtimin tim dhe shpresoj që të bëhet akoma më mirë. Nuk dua të mendoj për më shumë sepse mund të dëmtojë mentalitetin dhe mendjen time”, – tha ndër të tjera Armando Broja