Mos fleni në dafina
Poezi nga Burhan Fili
Vllazën e motra kudo jeni,
Amanetin jetim mos leni!
Çka të parët tuj mbrojtën me gjak,
me rujt si duhet e keni hak!
Me u halit kurrë nuk duhet,
me pallavra liria s’ruhet!
Nga kjo botë mos u lazdroni,
se ju randë do të gaboni,
se të tjerët që përreth janë,
gati “dhambët” me kafshu kanë.
Serbët,sherrit gati i rrinë,
se “big brother” kanë Rusinë.
qysh prej moteve u ka thanë:
“vazhdo brate se në baltë s’të lamë!”
Nëse ju në ‘dafina’ fleni,
në gojë tyne vehten do të gjeni!
Nëse në mejdan aftësi s’tregoni,
me miqtë tuaj mos u lavdroni…
se edhe ata kanë punët e veta,
jepni vehtes … tungjatjeta!
Se politika s’asht hajgare,
për burrni s’i jep pesë pare!
Me spektakël, kërcim e llafe,
tu shitë mend në bare e kafe,
bel e trup lakuriqni,
ata kurrë s’janë njoftë për burrni.
Shkurt e prem, vlla e motër,
nëse doni të keni ‘votër’,
Zjarrin ndez gjithmonë mbani,
si Azemi, Jashartë,Shabani…
se ata s’kishin prralla e dokrra,
ata s’ishin si pemë pa kokrra.
Për detyrë gjithmonë e keni,
mbrojtës të vatanit përherë t’jeni!
Runi ata që ju ka dhanë Zoti,
çka s’run fjala, run baroti!
Aty tregohet kush asht i zoti!
Burhan Fili
Kalamazoo, Michigan
8/11/2022/FolDrejt/