Presidenti i Kinës, Xi Jinping, vuri në dukje se vendi ndodhet përballë destabilitetit dhe pasigurisë në rritje në aspektin e sigurisë dhe theksoi se “ushtria duhet të rrisë aftësinë e saj luftarake dhe duhet të jetë e përgatitur për luftë”.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror CCTV të Kinës, Xi Jinping dje vizitoi qendrën e përbashkët të operacioneve të Komitetit Qendror Ushtarak e cila është selia komanduese e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në periudhën e re ushtria e Kinës ndodhet përballë një detyre të vështirë dhe të rëndë, deklaroi Jinping i cili tha se “të gjitha forcat e armatosura duhet të fokusohen mbi aftësinë luftarake që është kriteri i vetëm dhe më themelor dhe të gjitha punimet e saj duhet t‘i zhvillojë në drejtim të objektivit për qasje në aftësinë e përgatitjes për luftë dhe fitore”.
“Bota po kalon në një transformim të shpejtë që shikohet në njëqind vjet” theksoi Jinping duke shtuar se “Ushtria e Kinës duhet të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit dhe duhet të përmbushë detyrat që i ka shprehur partia dhe populli”.
Gjatë vizitës së tij është vërejtur se Xi Jinping kishte veshur kamuflazh dhe çizme ushtarake në takimin me komandantët, duke vënë në dukje objektivin që ta bëjnë Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës një nga forcat e armatosura të nivelit më të lartë në botë deri në vitin 2027.
Presidenti Jinping tha se ushtria “duhet të formojë një organizim të bazuan në angazhim absolut, dhe të ketë mirë-planifikim dhe guxim në komandim efektiv dhe fitore”.
Vizita ishte kontakti i parë që Xi Jinping zhvilloi në selinë e ushtrisë pas Kongresit të 20-t kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës që u mbajt muajin e kaluar. Në Kongres Xi Jinping u zgjodh për herë të tretë në kryesimin e Komitetit Qendror Ushtarak dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Kinës.
Në një fjalim në Kongres, Jinping kishte shprehur objektivin e tij për “fitore në të gjitha luftërat lokale” dhe kishte theksuar nevojën për të rritur trajnimin dhe përgatitjen luftarake të ushtrisë si dhe zhvillimin e aftësisë për fitore./FolDrejt/