Joao Cancelo do të largohet nga Manchester City këtë verë, njoftoi Fabrizio Romano, duke shtuar se klubi dhe lojtari duan të ndahen dhe janë në kërkim të zgjidhjes më të mirë.
Barcelona është e interesuar për anësorin portugez i cili pjesën e dytë të sezonit të kaluar e kaloi në formë huazimi te Bayerni, por as atje nuk e fitoi besimin e trajnerit. Sipas Transfermarkt, Cancelo vlen 60 milionë euro, transmeton Fol Drejt.