Me rreth 20,000 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, Republika Çeke vendosi sërish kufizime, ndërkohë që sistemi shëndetësor ndodhet në limitet e tij.
Numri i njerëzve të infektuar që nga fillimi i pandemisë u rrit me 14,457 brenda 24 orëve.
“Për shkak të numrit dramatik të infeksioneve të koronavirusit, Republika Çeke do të kufizojë në mënyrë drastike lirinë e lëvizjes së njerëzve në të gjithë vendin”, njoftoi ministri i Brendshëm, Jan Hamacek.
Udhëtimet për në punë, te mjeku dhe tek autoritetet janë akoma të lejuara, me kusht që njerëzit të mund të japin prova të besueshme.
Kryeministri Andrej Babis paralajmëroi këtë javë se vendi po shkonte drejt një “katastrofe totale” në spitale, nëse infeksionet nuk fillojnë të ulen.