Ministri i Kulturës, njëherit, drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, bashkë me anëtaren e këtij sekretariati, Anila Vrajollin, priti në takim drejtorin në largim të fondacionit gjerman Friedrich Ebert për Kosovë, René Schlee dhe drejtorin në ardhje, dr. Peter Hurrelbrink, përcjell Fol Drejt.
“Drejtorin e deritanishëm e falënderova për angazhimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.”, u shpreh ministri Çeku.
“Me drejtorin e ri u zotuam që të vazhdojmë punën e mirë në promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të familjes politike social demokrate, me fokus në bashkëpunimin ndërkombëtar me partitë simotra në Gjermani dhe në botë.”, shtoi më tej ministri.