Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence dëshmoi sot para një jurie të madhe federale si pjesë e një hetimi nëse ish-presidenti Donald Trump u përpoq të anulonte humbjen e tij në zgjedhjet e nëntorit 2020 ndaj Joe Biden, por edhe nëse ai kishte gisht në nxitjen e dhunës në Kapitol më 6 janar, kur u vranë pesë persona.
Sipas mediumit londinez “Independent”, duke iu referuar disa burimeve, Pence ka kaluar shtatë orë para jurisë së madhe dhe iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorit special Jack Smith.
Pence iu kërkua të fliste për bisedat e tij me Trump para 6 janarit 2021, transmeton Fol Drejt.