Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se sot është takuar me ministrin e Turizmit të shtetit të Izraelit, Haim Katz.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Kënaqësi ta pres në Kryeqytet Ministrin e Turizmit të Shtetit të Izraelit, Haim Katz.
Biseduam për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit, të shpeshtojmë vizitat reciproke në shtetet tona dhe forcim të marrëdhënieve.
Me z. Katz bëmë një shëtitje nëpër Kryeqytet duke i prezantuar vendin, kulturën e historinë tonë të cilat i bënë shumë përshtypje mikut tonë nga Izraeli”, thuhet në njoftimin e kryetarit Rama./FolDrejt/