Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në New York.
Ajo aty është takuar me shoqata të shumta shqiptare që veprojnë në këtë vend, përcjell Fol Drejt.
Osmani potencoi se mërgata jonë në SHBA ka qenë forcë shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën, përfshirë lirinë e pavarësinë tonë.
“Kënaqësi të takoj shoqata të shumta shqiptare që veprojnë në Neë York, nën organizimin e aktivistit të mërgatës sonë Mark Gjonaj”, shkroi Osmani./FolDrejt/