Moti gjatë këtij vikendi parashikohet të jetë me vranësira.
Gjithashtu gjatë orëve të mëngjesit nëpër ultësira mund të ketë edhe mjegull, transmeton Fol Drejt.
Prishtina Weather njofton se temperaturat minimale zbresin deri në 4 e 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 22-23 gradë Celsius.
“Gjatë kësaj jave po kalojmë edhe kulminacionin e ngjyrave vjeshtore për vegjetacionin e vendit. Pamje satelitore të disa pjesëve të vendit, ku dallohet këto ndryshime, sidomos përreth viseve malore”, thuhet në njoftim./FolDrejt/