Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qetë, i shoqëruar më vranësira dhe intervale dielli.
Siç bëhet me dije në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes./FolDrejt/