Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, priti në takim ambasadorin e Francës, Didier Chabert.
Në këtë takim Havolli njoftoi ambasadorin Chabert për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit në ndryshimet legjislative, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.
Ambasadori Chabert konfirmoi mbështetjen Ambasadës dhe të Francës për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson shumë punën e përkushtuar të kësaj Agjencia.
Si rezultat i kësaj, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, është i gatshëm që përmes një bashkëpunimi konkret të përkrahë Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Në takim po ashtu u diskutua dukuria e shfaqur në lidhje me rastet e emërimeve në Bordet e ndryshme.
Havolli falënderoi ambasadorin Chabert për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Francës në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.
Ambasadori Chabert në këtë takim ishte i shoqëruar nga atasheu për bashkëpunim, Joseph Giustiniani, të cilët nga Havolli u njoftuan edhe për ecurinë e procesit të Deklarimit të Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.