Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel premtoi sot se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë luftën e Ukrainës kundër Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke shtuar se liderët e BE-së do të “rrisin masivisht prodhimin e municioneve që do të dërgohen në vendin e shkatërruar nga lufta”.
Michel u takua me presidentin rumun Klaus Iohannis në Pallatin Kotroceni në Bukuresht, ku të dy udhëheqësit diskutuan mbështetjen e BE-së për Ukrainën, çështjet e sigurisë në Moldavinë fqinje dhe përpjekjet e Rumanisë për t’u bashkuar me zonën Shengen, raportoi AP.
“Ne po e shtojmë përsëri mbështetjen tonë ushtarake dhe javën e kaluar ramë dakord që të dërgojmë urgjentisht një milion copë municione në Ukrainë,” tha Michel në një konferencë për shtyp./FolDrejt/