Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Ai për këtë reagoi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Rendi dhe ligji nuk ka alternativë. Duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim.
Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë.
Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas.
Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi”, thuhet në postimin e plotë të tij./FolDrejt/